Search
Saturday, February 13, 2016
Fjalë të urta / "A"
Ai që di me se shumti flet më së paku.
Ai që të bërtët shumë të del i mirë në fund.
Ai që martohet herët dhe ai që ngrihet herët janë të fituar.
Ai që është shok me të gjithë, nuk është shok me asnjë.
Ai që di të bëjë lajka, di dhe të shpifë.
Asnjeri nuk njihet profet ne vënd të tij.
Aty ku nuk mer bija, e mer vija.
Agait i pjell edhe kau, jo vetëm lopa
Ai që bëhet i urtë si delja, e hanë ujqërit
Ai që ç'do ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin ta plotesojë dëshirën e tij
Ai që di të vjedhë, di edhe të fshijë gjurmët
Ai që është i pasur, jep nga teprica, ai që nuk është i pasur jep nga zemra
Ai që është në fuqi bëhet se din ç'do gjë
Ai që han hudhër nuk e ndjen erën e vet, por i'a ndjejne të tjerët
Ai që i mbështetet pemës së madhe, gjen hije gjithmonë
Ai që ka frikë edhe kur ka të drejtë, nuk fiton
Ai që ka, kërkon më tepër
Ai që më indiferencë i shikon vuajtjet e të tjerëve është sadist
Ai që kërcënohet, rrallë herë hakmërret
Ai që ngutet, ç'do herë vonohet
Ai që premton shumë, bën pak
Ai që s’bindet, nuk di të komandojë
Ai që nuk e do babanë dhe nënën, ai nuk do asnjë
Ai që s’durohet si njeri, s’durohet as si shok, as si kolege, as si bashkëpunetor e as si fqi
Ai që nuk dëgjon mushkonjën, nuk dëgjon as tupanin
Ai që s’punon si burrë, rri e qan si grua
Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshprohet
Ai që shumë flët, gjë në dritë nuk nxjerr
Ai që ta do të mirën, të flet, ai që s’ta do, vetëm të shikon
Ai që thotë unë jam unë, ai gjithmonë del i humbur
Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall
Ajo që s’arrihet, duket më e
ëmbël
Ajo që s’të pëlqen ty të ta bëjnë, mos ua bëj të tjerëve
Ata që kërkojnë gjithnjë të kenë të drejtë, gati asnjëherë nuk kanë të drejtë
Ariu nuk rron duke lëpirë shputat
Armiku i vjetër kurrë stë bëhet mik i mirë
Armiku, kur mori pendën në dorë, si deshi shkroi
Armikut mos ia trego të vërtetën
Armiqtë e shumicës së njerëzve janë ata që nuk u japin gjë atyre
As hasmin mos e pafsh pa punë
As më miq e as me armiq, gojën mos e fëlliq
As ujë mos pi në krua të pushtetit
Ashtu qoftë e sherr mos qoftë
Asnjë shtëpi nuk të kënaq si e jotja
Atë derë që s’e cel celësi, e cel paraja
Atë punë që s’e bën dot vetë, mos kërko t’i gjesh të metë
Atë që nuk e do thuaji: Të pafsha pa punë
Atje ku fle uji, është më i thellë
Atje ku thonë se ka dredhëza më shumë, mërre shportën e vogël
Ata që vdesin duke dashuruar jane dëshmorë.
Ai u martua me të sepse e dashuroi , Ajo u e dashuroi atë sepse u martua.
Asnjë dashuri nuk është e sinqertë,përveçse dashuria për ushqimin.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment
Si prega di non insulti !