Search

Saturday, February 13, 2016

Fjalë të urta / "B"



Buka po u thye s’ngjitet më një të pështyrë.
Burri është koka, kurse gruaja është qafa.
Babai puntor rrit fëmijë dembelë, mësuesi llafazan nxjerr nxënës memec.
Borxhlliu i keq të kërkon paratë ditën e Bajramit.
Budallai kokën si njeri e ka, por kur flet, e mërr vesh se
c’mall është.
Budallai gjen fjalën, por nuk di se kur e ka gjetur, ndërsa i zgjuari fjalën e budallait e fut në
xhep.
Budallai ka fat vetëm në përralla! (edhe në Shqipëri)
Burri është çadra e gruas.
Babai që lë djalin e mirë pas, nuk vdes
Babanë e mirë nderoje, babanë e keq duroje
Bajrami i vogël s’falet para t’madhit
Barren e kalit mos ia ngarko gomarit
Bashkia bën fuqinë, ndarja ligështinë
Bëj gosti, që të provosh mikun
Bëj shyqyr të paktës, që të vijë e shumëta
Bëje si ta bësh, pa e bërë mos e lësh
Bëji nder qenit, që ai të kafshojë këmbën
Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë
Bërtiti të bijës, që të dëgjojë nusja
Bejlerët rrallë lindeshin, e shpesh vdisnin
Besnik bëhu, por mos beso
Beu nuk i la bujkut as vënd për në varr
Bie guri mbi vorbë, e mjera vorbë; bie vorba mbi gurë, po e mjera vorbë
Bie një fjalë e nxjerr një mijë të tjera
Bylbyli njihet në këngë, njeriu në punë
Bima e keqe rritet kudo
Bisha më e rreptë është kur i sulmohen këlyshët
Bisha tërbohet keq kur e sheh se i vjen fundi
Bleta di si bëhet mjalti
Borxhi i harruar, vjen në ditë të shtërnguar
Bota është helëm e mjaltë e përzierë
Brengat janë armiqtë e jetës
Buka në bark, forca në shtat
Buka s’ka turp
Buka të mban fytyrën, yndyra të shkëlqen fytyrën
Bukë e kripë e zemër
Buke e qepë dhe shëndet
Buka prej qielli s’vjen
Bukuria dhe pasuria s’janë përgjithmonë
Bukuria dhe mençuria nuk shkojnë bashkë
Bukuria e gruas duket në mëngjes
Bukuria një ditë, veprat një jetë
Bukuria të habitë, bukuria të koritë
Burgu është varr për së gjalli
Burgu e ka derën e madhe për të hyr, por të vogël për të dalë
Burgu për burra është , por më shumë për budallenjët
Burrat besojnë se bota është e krijuar vetëm për ta
Burrë i mirë në sofër të huaj mos u bëj
Burri lidhet për fjalët, kau per brirësh
Burri me dy gra, këmishën pa la
Burri në shtëpi, si kërcu i zi
Burri një herë ka lindur, një herë edhe do të vdesë
Burri për gruan është si çatia për shtëpinë
Burri s’matet me pëllëmbë por me zemër
Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mytë as ta falë
Butësia mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë
Buza me gaz shëndeti pa masë

No comments:

Post a Comment

Si prega di non insulti !