Përbërësit :
miell 2 kg
vezë 5 kokrra
kos të bashkuar me hirë 3-4 gota
sodë buke 2 lugë kafeje
kripë dy lugë gjelle
Pergatitja:
Si kemi situr miellin hedhim mbi të kripën dhe sodën duke e përhapur sa më shumë. Në një enë hedhim kosin dhe të gjitha vezët, dhe i trazojmë mirë, pastaj atë masë e shtojmë tek mielli për ta zënë brumë. Si e kemi mesatarisht të butë brumin e ndajmë në dy pjesë. Secilën pjesë e hapim me dore ose okllai në një trashësi prej 1 cm. Petën e hapur e presim në copa të vogla, të cilat do i vendosim ti skuqim në një tigan me vaj të nxehur më parë, deri sa të marrin ngjyrë të kaftë. Ju bëftë mirë.

No comments:
Post a Comment
Si prega di non insulti !