Search

Saturday, February 13, 2016

Sallam cokollatë



Përbërësit

Sheqer 100 gr
Gjalpë 100 gr
Biskota petit beurre
Rum 1 gotë uji
Kakao 100 gr
Vezë  2 kokrra
Lajthi, Bajame, Arra.

Përgatitja

Në një enë hedhim të verdhat e vezëve dhe sheqerin të cilat i rrahim me makinën rrahëse deri të formohet një masë solide. Dalëngadalë i shtojmë edhe kakaon. Edhe të bardhat e vezëve i punojmë nga ana tjetër që edhe ato të formojnë një masë solide që më pas do ta shtojmë në enën e parë. Biskotat i marrim dhe i thërrmojmë, dhe më pas edhe këto i shtojmë në masa bashkë me rumin dhe lajthitë, biskotat e arrat. I përziejmë mirë dhe masën e formuar e shtrojmë në një letër kuzhine të cilën e rrumbullakosim për ti dhënë formë, e më pas e futim në frigorifer për 2-3 orë. Sallam çokollata është gati.

No comments:

Post a Comment

Si prega di non insulti !