Search

Saturday, February 13, 2016

Picë me brokoli e salcice.



Përbërësit për brumin

Miell 500 gr
Maja 1 lugë kafeje
Ujë sa të nevojitet
Kripë 1 lugë
gjelle
Vaj ulliri 1 luge gjelle.

Përbërësit për mbushjen.

Brokoli 300 gr
Salcice 300 gr
Djathë mocarela 200 gr
Hudhër të njomë 1
Pak verë.
Kripë, Piper

Përgatitja

Në fillim përgatitim brumin, ku marrin miellin, kripën dhe majanëi bashkojmë dhe
hedhim ujë deri të formohet masa e brumit. Më pas e hapim me dorë deri të bëhet elastike. E vemë në një enë dhe e lemë të vijë. Deri sa brumi të vijë ne vemë brokolin të zjejë për 10 minuta. Pasi ajo zihet e kullojmë. Në një tigan skuqin hudhrën e salcicet për tre min dhe me vonë shtojm brokolin, kripën e piperin dhe për shije të mirë e shuajmë me pak verë. I lemë për 5 min.
Marrim brumin e punojmë pak dhe e hapim në tepsi. Sipër tij hedhim gjithë masën e përgatitur dhe e hapim në mënyrë të njëtrajtshme. Në përfundim i shtojmë edhe djathin mocarela të cilin edhe këtë e shpërndajmë në mënyrë të barabartë. E lemë për 20-25 min në 250 gradë.

No comments:

Post a Comment

Si prega di non insulti !