Search

Saturday, February 13, 2016

Makarona me ton dhe kerpudha




Përbërësit 

Makarona 500 gr
Ton peshku 200 gr
Kërpudha 200 gr
Ullinj pa bërdhamë 100 gr
Pana 1 kuti të vogël
Vaj ulliri 2 lug gjelle
Hudhra 2-3 thelpinj
Kripë, Piper

Përgatitja

Në një tenxhere me ujë dhe kripë vemë të zjejnë makaronat për 15 minuta. Në këtë kohë në një tigan skuqim me vaj ulliri hudhrat, kërpudhat dhe ullinjtë. Pas 5 minutash shtojmë dhe tonin e peshkut dhe i lemë për 5 minuta të tjera. Në përfundim shtojmë panën, kripën e piperin. Si mpikset pana, në tigan hedhim makaronat të shpelara më parë me ujë të ftohtë dhe të kulluara dhe i përziejmë nga të gjitha anët. Pjata është gati për servirje.

No comments:

Post a Comment

Si prega di non insulti !